Auditori nxjerr në pah mangësitë në LVV: Mungesë dokumentacioni dhe mosdeponim i të hyrave nga anëtarësimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin financiar të audituar për vitin 2024 të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ku pasqyrohen të hyrat dhe shpenzimet e kësaj partie. Sipas raportit, LVV ka pasur të hyrat në vlerë prej 2,337,168 euro, ndërsa shpenzimet e saj ishin 1,805,296 euro.

Megjithatë, auditori ka konstatuar mungesë të dokumentacionit të rregullt për disa shpenzime të LVV-së. Sipas raportit, për disa blerje dhe shpenzime, Vetëvendosje ka pranuar vetëm kupona fiskal, pa dokumente mbështetëse që do të mund të arsyetonin shpenzimet.

“Gjithashtu, është vërejtur se disa fatura shpenzimesh janë lëshuar në emër të anëtarëve apo menaxhmentit dhe jo në emër të subjektit politik, çka është në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe rregullative, të cilat kërkojnë që shpenzimet të jenë të dokumentuara me fatura të rregullta dhe të lëshuara në emër të subjektit politik”, theksohet në raport.

Po ashtu, u gjet se LVV nuk ka depozituar të hyrat nga anëtarësimet në llogarinë e saj bankare. Gjatë shqyrtimit financiar, është konstatuar se LVV ka pranuar 493.50 euro nga anëtarësimet në para të gatshme, të cilat nuk janë derdhur në llogarinë bankare.

Edhe pse kjo shumë përfaqëson vetëm 0.03% të të hyrave të përgjithshme, ky veprim bie ndesh me kërkesat e Ligjit Nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/L-122, dhe ligjin Nr. 04/L-212, i cili kërkon që të gjitha transaksionet të kryhen përmes llogarisë bankare dhe të gjitha të hyrat të depozitohen në llogari brenda 5 ditësh nga pranimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit