Atentati në Rinas, publikohet fotoja e veturës së djegur të autorëve

Është publikuar foto e veturës së djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët në atentatin e Rinasit, ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Pamjet janë siguruar nga mediumi A2 CNN. Ky medium raporton se në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona, 2 prej të cilëve atentatorët, njëri shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ nga i cili ndodhi sulmi dhe një tjetër person që dyshohet se i ka pritur në fshatin Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën makinën e atentatit.

Viktima është Gilmando Dani, ndërsa i plagosur mbeti Mustafa Sheqeri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit