Lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, burime bëjnë me dije se viktimat janë Kreshnik Mujeci dhe Gentiana Mujeci.
Kreshnik Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër. Në ngjarjen e vitit 2016, Mhillaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën. Ai ka qenë duke drejtuar një mjet kamionçinë kur ka rënë pre e këtij atentati.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje. Dy viktimat e ditës së sotme u gjetën brenda një automjeti tip “Audi”.
Fotografia e Kreshnik Mujecit:











