Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit Edmond Mëhalla në mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se Mëhalla u ekzekutua brenda automjetit të tij në karburant, në daljen e jugore të qytetit ndërsa dyshohet se kjo ngjarje është e rëndë që ka ndodhur për prishje pazaresh.
Bëhet me dije se sapo ka dalë nga zyra e biznesit të tij dhe ka hipur në automjetin tip “Range Rover”, 43-vjeçari është qëlluar nga atentatorët të cilët lëviznin me automjet “Audi” të zi. Mahalla ka marrë tre plumba në krahun e shoferit, dy prej të cilëve besohet të kenë kapur biznesmenin në kokë.
Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.






