spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, dyshohet për 2 autorë

Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil” në Unazën Jugore të qytetit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij, në dalje të Elbasanit. Ai u gjet i qëlluar me 2 plumba në kokë brenda automjetit tip “Range Rover”, ndërsa policia ka ‘blinduar’ zonën duke ngritur pika kontrolli në të gjitha akset e qytetit.

Dyshohet se autorët kanë qenë 2 persona, por pritet të verifikohet nga policia. Ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia po heton për të zbardhur krimin.

Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç. Nga informacionet ka rezultuar se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Mahalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit