Vance Luther Belter 57 vjeç, i dyshuar për vrasjen e kongresmenes Melissa Hortman dhe bashkëshortit të saj, si dhe për plagosjen e një demokrati tjetër, senatorit John Hoffman dhe gruas së tij Yvette, u arrestua të dielën, njoftoi guvernatori i Minesotës, Tim Waltz.
Waltz tha se Belter ishte i armatosur kur u mor në paraburgim, raportoi Reuters.
Pasi Hortman, kongresmenja kryesore demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës , dhe bashkëshorti i saj, Mark, u vranë të shtunën, nisi një kërkim masiv për të.
Belter akuzohet për dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe dy akuza për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë. Belter e kreu sulmet duke u paraqitur si oficer policie.
Ai u arratis herët të shtunën në mëngjes pasi shkëmbeu armë zjarri me policinë në periferi të Minneapolis.








