spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë/ Bujar Nasufi u vra në sy të bashkëshortes, pista kryesore e hetimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi në zonën e “Pallatit me Shigjeta” mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se pista kryesore ku po heton policia janë konfliktet brenda rrethit familjar.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës, ku më pas e ka qëlluar.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën, ndërsa viktima humbi jetën rrugës për në spital.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake”, thuhej në njoftimin e policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit