spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shqipëria

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shtetas të Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të së hënës në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70 vjeçar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj, raportohet se ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit