Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës. I plagosuri i identifikuar si Arbër GoreJa, 36 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip “Ford”, duke goditur 36-vjeçari në krahun e majtë me pistoletë. Goreja më pas mësohet se ka shkuar i plagosur ne komisariatin e policisë në Durrës.
Ai ka thene se eshte qelluar teksa ishte duke ecur me makine. Më pas ai është shoqeruar nga oficerët e policisë drejt urgjencës së spitalit të durrësit ku është duke iu nënshtruar nderhyrjes kirurgjikale.
Ende nuk ka informacion mbi shkaqet e ngjarjes ose lidhur me autorin. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.








