Assesi të bindet Nexhi nga Kosova, i konteston prapë fotot e NASA te Tokës nga Hëna

Nexhi Krasniqin nga Kosova nuk e ka bindur NASA me shpjegimet që ia ka dhënë rreth fotografive të planetit Tokë që janë shkrepur prej Hënës nga misioni Artemis II.

Edhe pas shpjegimeve që ia ka dhënë NASA rreth dilemave që ka shprehur, ai prapë vazhdon të besojë se fotografitë e publikuar nga NASA janë të krijuar me inteligjencë artificiale.

Krasniqi ka treguar se NASA nuk ia ka ndryshuar mendimin.

“Unë prapë e kam qat mëndim, se foto si foto po me jep përshtypjen me u bind se nuk ka mundësi me kanë e fotografuar prej mbas hanës duke e parë edhe tokën. Nuk jam ekspert i kësaj lemie, mirëpo me të thanë të drejtën shumë shpesh e kom vizitu Google Earth-in, planetet tjera”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar edhe si ka ardhur në përfundimin se ato fotografi nuk janë të vërteta.

“Tuj kqyrë, tu ba analizë me vetveten unë, tu thanë ku janë yjet? Se nuk shihen fare”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit