Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, ka deklaruar se deputetët e opozitës nuk kanë detyrim të marrin pjesë në votimin për presidentin.
Sipas tij, as opozita dhe asnjë deputet “nuk e ka detyrim as të rrijë në sallë, as të mos rrijë në sallë”.
“Presidenti nuk është pushtet. Është organ legjitimues dhe balancues i organeve të tjera”, ka theksuar Hasani.
Ai ka shtuar se pushteti përbëhet nga legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, duke iu referuar edhe aktgjykimit në rastin e Thaçit.
“Aktgjykimi qartë e bën që deputetët nuk e kanë atë detyrim”, është shprehur ai.
Hasani ka paralajmëruar për “instalim të një autokracie të personalizuar”, që sipas tij rrezikon jetën institucionale dhe hap rrugë për anarki.
Ai është shprehur skeptik për zgjedhjen e presidentit.
“Pak ka gjasa që nesër të ndodhë zgjedhja”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po përdor manovra për “zhvendosje të fajësisë” dhe kapjen e postit të presindtit.









