spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Askush nuk po lëviz gishtin për t’i dhënë fund luftës: Çfarë fshihet pas telefonatës Trump-Putin?

Telefonata Trump-Putin gjatë kësaj jave i ka shqetësuar të gjithë, veçanërisht ukrainasit. Megjithatë, askush nuk u habit. Donald Trump ka kaluar më shumë kohë duke biseduar në telefon me Vladimir Putinin sesa ka kaluar ndonjëherë me aleatët e NATO-s ose të G7-ës. Komunikimi nëpërmjet telefonit është bërë rutinë mes dy presidentëve. E gjitha ndodh pa u vënë re nga evropianët dhe duket se nuk i është kushtuar aq shumë rëndësi.

Duke lënë mënjanë tarifat dhe buxhetet për mbrojtjen, Trump ka pak interes që evropianët të jetë të përfshirë qoftë për programin bërthamor të Iranit apo për shtyrjen e Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës drejt paqes, ndërkohë që siguron akses në pasurinë e tyre minerale.

E njëjta gjë vlen edhe për Putinin, edhe kur Europa është drejtpërdrejt e shqetësuar. Kjo ndodh mbi kokat e ukrainasve dhe ky është shqetësimi i vërtetë. Hijet e dyshimit nga kjo telefonatë, do të tregojë të ardhmen e Kievit. Kjo telefonatë vetëm dy ditë pas pezullimit të ndihmës ushtarake amerikane prej 7 milionë dollarësh, nuk është një shenjë e mirë.

Gjithçka varet nga ajo që biseduan realisht dy presidentët. Asnjëri nuk është i shqetësuar për luftë, për të thënë të vërtetën. Në fakt, është një garë se kush mund të gënjejë më bindshëm. Ajo që dimë është se çfarë duan ata që ne të besojmë.

Putini nuk do të tërhiqet

Të dy folën edhe një herë për një zgjidhje të konfliktit, por Putin nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëllimet e tij. Pora, më shumë territor të aneksuar, përmbysja e Zelensky-t dhe një Ukrainë e bindur politikisht.

Për Trumpin, kjo do të thotë që çështja duhet të zgjidhet nga Kievi dhe Moska. Presidenti amerikan po distancohet vazhdimisht nga çdo rol si ndërmjetës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh i zhgënjyer pas telefonatës me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Jam shumë i zhgënjyer me bisedën që pata (të enjten) me presidentin Putin, sepse nuk mendoj se ai është aty”, tha Trump.

Ai shtoi se nuk ka shenja nga Putini se dëshiron të ndalojë luftën trevjeçare me Ukrainën.

“Nuk mendoj se ai po kërkon të ndalet dhe kjo është shumë keq”, vijoi presidenti i SHBA.

Kujtojmë se Putini ishte i pari që njoftoi rastësisht, gjatë një vizite në një panair tregtar të mallrave ruse se: “Meqenëse sot do të flas me presidentin amerikan, do t’i përmend këto marka për t’i promovuar ato në tregun amerikan”. Promovimi i tregtisë zakonisht nuk është çështje presidenciale, përveç nëse Trump është i përfshirë dhe marrëveshja vlen 10 milionë dollarë ose më shumë.

Tregtia SHBA-Rusi është aktualisht në nivelin më të ulët. Por ndoshta diçka po ndryshon. Trump ka thënë më shumë se një herë se rivendosja e marrëdhënieve të mira me Moskën mund të çojë në një partneritet strategjik dypalësh në energji dhe ekonomi. Si shenjë e vullnetit të mirë, ai i hoqi plotësisht tarifat e njoftuara më 2 prill.

Megjithatë, duket e pamundur që Trump, i cili ishte i zënë duke u përpjekur të shtynte mega-buxhetin e tij “të madh dhe të bukur” përmes Kongresit, dhe Putin, të kenë pasur kohën ose dëshirën për të folur për tregtinë e ardhshme.

Pas kuintave, të dy mund t’i ofrojnë njëri-tjetrit shpërqendrime strategjike: Trump nga lufta dhe Putin nga ambiciet e tij në Evropë; Putin nga lufta në Iran dhe Trump nga ambiciet e tij për territor në Hemisferën Perëndimore, siç është Groenlanda ose Kanali i Panamasë.

Putinit nuk i duhet që Trump ta “shesë” Kievin. Ajo çfarë i duhet është që Trump ta mbajë Ukrainën pezull. Asgjë nga këto nuk pranohet hapur, por të dy nuk po lëvizin gishtin për t’i dhënë fund luftës.

E gjitha çfarë i duhet është që Trump ta mbajë Ukrainën pezull, të vonojë dhënien e ndihmës së premtuar dhe të shmangë bërjen e planeve për mbështetje në të ardhmen. Gjë që është pikërisht ajo që po ndodh.

Pas pezullimit të papritur dhe të pashpjegueshëm të sistemeve kundërajrore dhe raketave precize, Kievi po hamendëson se kur dhe sa ndihmë do të mbërrijë. Ndërkohë, Rusia po intensifikon ofensivën e saj ushtarake dhe po nis bombardime të rënda mbi qytetet dhe infrastrukturën ukrainase.

Trump duket se nuk është pajtuar me qasjen evropiane të Emmanuel Macron gjatë telefonatës së tij me presidentin rus dy ditë më parë, në të cilën presidenti francez kishte kërkuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm, e ngritur më parë nga Macron, u injorua.

Telefonata Uashington-Moskë shërben edhe për një qëllim tjetër: të lërë mënjanë evropianët, me marrëveshje të ndërsjellë. Një përzierje e presionit ushtarak të Moskës, shkëputjes strategjike të Uashingtonit dhe aftësisë së kufizuar të Evropës për të ofruar ndihmë po rëndon mbi Kievin. Duket se ky është momenti më i vështirë i Ukrainës në tre vjet e gjysmë lufte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit