ASK publikon statistikat e Hotelerisë, rritet numri i vizitorëve në hotele të Kosovës në krahasim me vitin paraprak

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për hotelerinë, në vend krahasuar me vitin paraprak është rritur numri i vizitorëve në hotele.

Me përditësimin e fundit, është rritur numri i vizitorëve në hotele në shtator të vitit 2025.

Në shtator 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 64 727, prej tyre 39,1%

ishin vendorë dhe 60,9% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin shtator të vitit 2024 (sa ishin 62,393 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3,7%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 146 598, prej tyre 50,6% nga vendorët dhe 49,4% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 8 281 vizitorë dhe

me 25 048 net-qëndrimeve

Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shtator 2024) numri i vizitorëve

ka mbetur i njëjtë, pa ndryshim. Në total 39 397 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte

nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit