“Ashtu e maskon autonominë që ua ka pranuar serbëve”: Krasniqi tregon pse Kurti po e do me çdo kusht fitoren në Mitrovicë

Analisti Milazim Krasniqi ka treguar pse Albin Kurti dhe VV-ja janë angazhuara aq shumë gjatë fushatës në Mitrovicë.

Ai ka bërë me dije se Kurti e do këtë komunë për t`i vazhduar eskalimet dhe incidentet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në këtë mënyrë i pari i VV-së e maskon autonominë që ua ka pranuar serbëve.

“Mitrovica voton për ma shumë sesa veç për të parin e komunës. Vota e së dielës është mesazh që shkon edhe përtej kufijve tanë…” Me këto fjalë Hekuran Murati ka zbuluar pse është gjithë ai hyxhym i Kurtit në Mitrovicë. Nëse votohet për më shumë se sa “të parin e komunës”, për çka po u votuaka? Nëse votimi shkon përtej kufijve, deri ku po shkuaka? E qartë: Kurtit i duhet komuna e M. Jugut për të vazhduar eskalimin, incidentet. Ashtu e maskon autonominë që ua ka pranuar serbëve, deri sa të bëhet fakt i kryer. Lojë e rrezikshme”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit