As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, ë thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e komisioneve, votimin e Buxhetit për vitin 2026 e votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar ndërkohë që do marrin pjesë në seancën e orës 14:00 për formimin e qeverisë, e do të votojnë kundër.
“Nesër nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën votojmë kundër”, tha Xhemaili.
Në seancën e parë nuk do marrin pjesë as LDK e PDK.






