spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

“Artane Rizvanolli, po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres së Ekonomisë

Afërdita Saraçini- Kelmendi, drejtoreshë e Radio Televizionit 21 (RTV 21), i ka reaguar ashpër ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanollit, e cila pretendoi se kërkesa për shtyrje në kalim të tregut të lirë të rrymës po vjen vetëm nga kompanitë e mëdha.

Saraçini- Kelmendi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo kërkesë po bëhen nga të gjitha kompanitë me mbi 50 punonjës.

“ARTANE RIZVANOLLI, PO RREN! Nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që po kërkojnë shtyerje të kalimit në tregun e lirë të energjisë! Janë të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë”, ka deklaruar ndër të tjera ajo, ku ka thënë se përfshihen bizneset e grave, mediat e, siç u shpreh ajo “të gjitha ata që ende luftojnë për të mbajtur vende pune gjallë”.

“Ky është kapitull i zi për demokracinë dhe ekonominë! Ky është mashtrim. Kjo është tradhti ndaj votës së qytetarit. Tradhti ndaj konsumatorit. Tradhti ndaj Kosovës. Tradhtarë janë të gjithë ata që e shkatërrojnë këtë vend për interesin e tyre personal apo politik”, përfundon shkrimi i saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit