Artan Behrami, deputet i PDK-së, ka shkruar në lidhje me temën e Gjykatës Speciale.
Në një reagim publik, Behrami ka pasur kritika për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Ai ka përgëzuar Glauk Konjufcën, ministër i Punëve të Jashtme, për paraqitjen në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ku kërkoi që Gjykata Speciale t’i raportonte Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës pranoi një letër mospërfillëse, pa përmbajtje, sipërfaqësore, arrogante nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Gjykata Speciale është duke bërë një devijim të tmerrshëm të mandatit që ia ka dhënë ky Kuvend.
Ajo financohet nga Bashkimi Evropian përmes EULEX-it dhe operon në një hapësirë status-neutrale të lidhur me Rezolutën 1244.
Kjo është e papranueshme.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ngriti këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Reagimi i tij ishte dinjitoz.
Dhe kur ministri i Jashtëm i Kosovës e ngre këtë çështje në forumet më të larta ndërkombëtare, atëherë është detyrë e Kuvendit që mos të heshtë.
Gjendja hibride, ku Kosova mban emrin dhe të tjerët mbajnë kontrollin, nuk mund të vazhdojë.
Raportimi duhet te ndodh në Kuvend të Kosovës.









