Artan Behrami: Donika Gërvalla më ka paditur për shpifje, mezi pres përballjen në gjykatë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka bërë të ditur se ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngritur padi ndaj tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Përmes një reagimi publik, Behrami e ka komentuar padinë me ironi, duke thënë se pret me padurim përballjen në gjykatë.

“Donika Gërvalla më paska paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka mujtë me dërgu lëndën edhe në Gjykatën Speciale”, ka shkruar Behrami.


Ai ka shtuar se, sipas tij, Gërvalla ndër vite është përballur me akuza për përdorim të gjuhës përçarëse dhe denigruese, ndërsa tani po e padit atë për shpifje.

“Ajo që prej vitesh është akuzuar si shpifëse, demonizuese, përçarëse, polarizuese, denigruese, stigmatizuese, etiketuese dhe përbaltëse, tani më padit mua për shpifje! Ani nashtë! Mezi pres të ballafaqohemi në gjykatë”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit