Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë është i padrejtë.

Këto komente, Bajrami i bëri në konferencën shkencore, “Krimet e forcave serbe në Komunën e Vushtrrisë dhe rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999”, e cila u organizua me rastin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune.

“Do të ndalem në disa momente. E para, do të doja të ndalem në një analizë juridike, çfarë ka ndodhur në Kosovë? Kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit, krime të gjenocidit. Pastaj, kanë qenë këto krime klasike, apo ka qenë një projekt shtetëror serb për shfarosjen masive të shqiptarëve? Do të ndalem pak te tendencat e relativizimit dhe mohimit të krimit, që i kemi aktuale sot, dhe në fund do të fokusohem pak te tendencat për ta rishkruar historinë e Kosovës, për ta demonizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si një reflektim ndaj një gjykimi të padrejtë, politik, që po bën Gjykata Speciale ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ky nuk është gjykim ndaj individit, por është gjykim ndaj një populli, shtetit, i cili ka qenë i sulmuar në këtë rast”, tha Bajram.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit