Arsenal është shpallur kampion i Ligës Premier, duke siguruar matematikisht titullin një xhiro para përfundimit të sezonit, pas dështimit të Manchester City për të marrë fitore ndaj AFC Bournemouth.
Me këtë rezultat, “Topçinjtë” kanë arritur në 82 pikë, duke krijuar diferencë të pakapshme ndaj ndjekësve dhe duke rikthyer titullin në Londër pas më shumë se dy dekadash.
Ky triumf shënon fundin e një pritjeje të gjatë për tifozët e Arsenalit, të cilët nuk kishin festuar kampionatin që nga sezoni historik 2003/04, kur skuadra e drejtuar nga Arsène Wenger u bë e famshme si “Invincibles”, duke e mbyllur sezonin pa asnjë humbje.
Ajo skuadër legjendare përfshinte emra si Thierry Henry, Dennis Bergkamp dhe Patrick Vieira, duke hyrë në histori si një nga ekipet më dominues në futbollin anglez.
Me titullin e ri, Arsenali hap një epokë të re suksesi, duke rikthyer trofeun më të rëndësishëm në futbollin anglez në “Emirates Stadium”.









