spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Arrestohet Xhevdet Plaku, “Akili” shqiptar me 25 identitete u shpëtoi 5 atentateve

Sot në Durrës në kuadër të një operacioni policor, ka rënë në pranga Xhevdet Plaku. 

Plaku apo siç njihet me nofken ‘Akili’, u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge. 

Policia njoftoi se ata u kapën në një restorant në Gjirin e Lalzit.

Mes tyre është edhe Flobenc Meçja, i shpallur në kërkim nga SPAK. 

Në operacion janë arrestuar 7 persona, 3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë, shumica të armatosur. Një pjesë janë kapur në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit.

Janë sekuestruar shuma eurosh dhe 4 armë zjarri.

Të arrestuar janë: 
1. Xhevdet Plaku
2. Flobens Meçja
3. Voltan Xhani, përfshirë në vrasjen e një shtetasi në Shkodër
4. Jugert Xhani
5. O.H. Moskallëzim krimi
6. F.Q. Moskallëzim krimi
7. A.H. Moskallëzim krimi

Plaku, është një person i njohur për policinë. Për 25 vite me radhë, ai është përfshirë në krime në tri shtete, Itali, Shqipëri dhe Holandë.

Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje, një herë për trafik drogë dhe u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar 4 herë nga Interpoli.

Ka arritur t’i shpëtojë dënimit për vrasje në rrethana të dyshimta, herë për pushim hetimesh e herë për gabime proceduriale. Koha më e gjatë që ka qëndruar në qeli në këto 25 vjet, ka qenë pak më shumë se 4 vjet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit