spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Arrestohet Veliaj, Rama ndërpret agjendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.

A2 CNN mëson se kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt.

Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

Shefi i qeverisë ka anuluar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, drekën dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit.

A2 CNN poi ashtu mëson se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliaj dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit