Arrestohet shoferi i Shkollës Amerikane në Shkabaj, dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur

Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual ndaj një nxënëseje të mitur ka tronditur komunitetin e Shkollës Amerikane në Shkabaj të Obiliqit, ku autoritetet kanë arrestuar një person që punonte si shofer pranë këtij institucioni arsimor.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 8 qershor 2026 nga një punonjëse e shkollës, e cila ka njoftuar Policinë lidhur me dyshimet për ngacmim ndaj një nxënëseje të mitur.

Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë intervistuar palët e përfshira në rast.

Si i dyshuar është arrestuar Rr. L, i cili ishte i angazhuar si shofer pranë Shkollës Amerikane në Shkabaj.

Gjatë trajtimit të rastit është intervistuar e mitura që dyshohet se ka qenë viktimë e ngacmimit, si dhe dëshmitarja që ka raportuar ngjarjen.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, pas përfundimit të procedurave fillestare policore, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim seksual”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Për shkak se rasti përfshin një të mitur, Sinjali nuk publikon identitetin e viktimës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit