Arrestohet serbi në Fushë Kosovë, dyshohet për përgatitjen e një vrasjeje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgaditje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme.

“Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar  dokumente të ndryshme.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit