spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Arrestohet personi që kanosi ministren Donika Gërvalla në Facebook – Dërgohet në ndalim për 48 orë

Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi nga Prishtina.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se më 28 maj 2025, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda pranë DHKOKR-së në Prishtinë ka iniciuar rast penal për veprën “Kanosje”, pasi përmes rrjetit social Facebook është kanosur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas veprimeve hetimore, më 29 maj është identifikuar dhe arrestuar L.SH, 26 vjeçar, i cili është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar nga PTH Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorit të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit