spot_img
spot_img
Wednesday, March 11, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet “KINGU” i BBVA 4, krejt çka dihet deri më tani për rastin që bëri bujë

Sot, artisti kosovar, Besart Kelmendi- Gjesti është shoqëruar në statcionin e policisë pasi i njejti dyshohet se u zu me armë zjarri.

E rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Pllana.

Cilat janë veprat penale për të cilat dyshohet artisti?

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka jap detaje për arrestimin e artistit Gjesti.

Sipas prokurorisë artisti ka kryer veprat penale si” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.’

Çka e pret Gjestin pas ndalimit policor?

Nëse i hedhim një sy Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra për të cilën ai po mbahet në ndalim policor prej 48 orësh ka sanksione mjaft të qarta. Për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ligji parasheh dy skenarë kryesorë. Skenari i parë është një dënim i majmë me gjobë që mund të arrijë deri në 7,500 euro, ndërsa i dyti është dënimi me burgim që mund të shkojë deri në plot pesë vjet. Ndonëse këto shifra duken të ashpra në letër, praktika gjyqësore në Kosovë shpesh tregon një qasje më të butë. Në rastet e armëmbajtjes së thjeshtë, kur mjeti nuk është përdorur për të kryer ndonjë vepër tjetër penale dhe nuk ka rrethana të tjera rënduese, gjykatat zakonisht priren të shqiptojnë dënime me gjobë ose dënime me kusht.

Reagimet pas arrestimit të artistit

Pas arrestimit të artistit reagimet ishin të shumta nga fasnat e tij, teksa nuk mungoi edhe një “InstaStory nga EGLI.

Postim ky që ngriti dyshimet se ishte bërë si mesazh për ish-fituesin e BBVA4.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit