Arrestohet ish drejtori i DKRS-së në Mitrovicë, Fahri Jashari – Paraprakisht ishte shkarkuar nga Hamza

Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policia e Kosovës e ka arrestuar ish drejtorinë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës së Mitrovicës, Fahri Jashari.

Burimet bëjnë të ditur se masa e ndalimit prej 48 orësh atij i është caktuar me kërkesës të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Ai është arrestuar pas intervistimit që i është bërë në Drejtorin për Krime Ekonomike të Policisë në Mitrovicë.

Ai është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i tij vjen tre ditë pas shkarkimit që i kishte bërë kryetari Bedri Hamza me të njëjtin dyshim, përderisa vet Hamza e kishte lajmëruar rastin në polici për ish drejtorin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit