spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Arrestohet i dyshuari që plagosi një person në Nashec të Prizrenit

Është arrestuar i dyshuari që plagosi sot me armë zjarri një person në fshatin Nashec të Prizrenit.

Kështu bëri të ditur toger Tahir Kabashi, i cili shtoi se viktima është hospitalizuar dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit dhe në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


“Me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menaxhuar me vendin e ngjarjes”.

“Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekeve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator”, thuhet në përgjigjen e Kabashit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit