Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë në Prizren

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë më 13 shtator.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.

“Prizren 13.09.2024-17:00. Lidhur me rastin, sot më datën 14.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit