Arrestohet hoxha në Lipjan për “detyrim” dhe “fajde” – Prokuroria jep detaje

Një person është arrestuar sot në Lipjan.
Personi i cili është arrestuar është Hoxhë në fshatin Shalë të Lipjanit.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë të cilët kanë thënë se i njëjti është arrestuar për veprën penale “detyrimi” dhe “fajdeja”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se i pandehuri është arrestuar për veprën penale ”Detyrimi” sipas nenit 328 të KPRK-së, dhe ”Fajdeja” bazuar nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve të nevojshme hetimore. Tani për tani nuk mund të ofrojmë detaje të rastit sepse mund të dëmtohet integritetit i hetimeve”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Lipjan.

Në media është raportuar se ndaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit