Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, është arrestuar Granit Paçarizi, djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi.
Ai dyshohet për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe për veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se mund të kenë ndikuar në procesin e votimit.
Gazeta kishte raportuar për Granit Paçarizin një vit më parë, duke e përmendur për të kaluarën e tij kriminale. Ai kishte përfunduar në pranga më 5 prill 2022, pasi dyshohej se kishte kanosur zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit. Gjykata Themelore i kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.










