spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Arrestohet gazetari nga Presheva, kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli është arrestuar pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës.

Behluli ishte intervistuar dje nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit.

Me vendim të Prokurorit kujdes Behluli është ndaluar për 48 orë.

Gazetari nga Presheva i kishte cilësuar gazetarët “kancer i shtetit të Kosovës”.

“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, kishte shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit