spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet Azem Adili, akuzohet se tentoi t’i shtypë policët me veturë në Prishtinë

Është arrestuar Azem Adili, njeri nga personat që kërkohej nga Policia e Kosovës.

Ai është ndaluar si i dyshuar për tentim-vrasje. Gazeta mëson se bëhet fjalë për rastin e vitit 2021, ku ai dhe dy person tjetër kishin tentuar t’i shtypin me veturë disa policë, në Prishtinë.

Rasti kishte ndodhur në parkingun e rrugës “Shaqir Igrishta”, rreth orës 04:00 pas mesnate.

Atë kohë, njësia policor derisa ishte në një plan operative me të hasur në veturën e të dyshuarve kishin kërkuar nga ata që të ndalonin, pasi të njëjtit ishin në kërkim për një rast tjetër.

Por, Adili me dyshen tjetër duke mos përfillur urdhrat e policisë hipin në një veturë të tipit Golf V dhe me dashje që ta vrasin policin Avdullah Lipovicën, e godasin me veturë në këmbën e majtë duke e hedhur 2-3 meta larg.

Nga goditja që kishte marrë polici Lipovica i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda që kishte pësuar.

Me këtë veprim të dyshuarit kishin rrezikuar jetën edhe të tetë zyrtarëve të tjerë policor.

Adili pas intervistimit nga Policia me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. I njëjti ka pasur edhe urdhëresa të tjera për vepra të tjera penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit