spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Athinë, rezulton autori i atentatit ndaj një turku

Një atentat me motive të dyshimta mafioze është zbuluar në Greqi, ku protagonist rezulton një i ri shqiptar. Autoritetet greke kanë arrestuar Alesio Biba, 22 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e atentatit të ndodhur më 13 korrik në Athinë, ku mbeti i plagosur shtetasi turk Volkan Ertas, si dhe një polic grek, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Sipas autoriteteve, atentati u organizua me urdhër të Suleyman Dalgic, një emër i njohur për hetuesit turq dhe grekë, i cili dyshohet për përfshirje në gjashtë vrasje të mëparshme.

Volkan Ertas u qëllua me katër plumba, ndërsa polici grek u plagos rastësisht. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmisë së Ertas, Dalgic kishte premtuar “larjen e një borxhi” në këmbim të transportimit të një automjeti, por ai kishte dyshuar se diçka nuk shkonte dhe ishte futur në lokal për t’u shmangur – aty ku ndodhi edhe sulmi me armë.

Gjatë arrestimit, Alesio Biba tentoi të asgjësojë provat, duke thyer telefonin dhe duke e hedhur në tokë. Në banesën e tij u gjetën armë, municione dhe dokumente të tjera të dyshimta: Një pistoletë “Grand Power MK7”, me një krehër me 15 fishekë, një krehër tjetër bosh, 29 fishekë të tjerë dhe një fishek “Luger”, një telefon Samsung dhe paketa të shumta SIM, një letër me udhëzime për GPS Tracker makinash

Policia greke vijon hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin kriminal dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit