Arrestohen zyrtarë të MPB-së, dyshohen për keqpërdorim të procedurave për lejeqëndrime të të huajve

Katër persona janë arrestuar pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe anashkalim të procedurave ligjore në proceset për lejeqëndrime të shtetasve të huaj.

Sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Divizionit për të Huaj, një zyrtar i Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe një shtetas i huaj.

Sveçla ka bërë të ditur se dyshimet lidhen me veprime të kryera gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare, ku personat e përfshirë dyshohet se kanë ofruar shërbime duke anashkaluar procedurat ligjore, me qëllim përfitimi financiar.


Ai ka përshëndetur operacionin e institucioneve të sigurisë, duke theksuar se çdo rast i dyshuar për korrupsion apo keqpërdorim të detyrës zyrtare do të trajtohet me seriozitet.

Rasti pritet të vazhdojë të hetohet nga organet kompetente, ndërsa institucionet kanë bërë të ditur se mbeten të angazhuara për garantimin e ligjshmërisë dhe llogaridhënies në administratën publike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit