Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar në orët e hershme të së enjtes një aksion në kuadër të rastit të koduar “Vera 2024”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve lidhur me kapjen e 1 ton marihuanëve në Sverkë të Pejës në shtator të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Ky aksion është rezultat i hetimeve të vazhdueshme të zhvilluara nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës, që lidhen me rastin e vitit të kaluar, ku në fshatin Sverkë të komunës së Pejës ishin sekuestruar rreth 3,000 bimë narkotike dhe afro një ton marihuanë”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit