Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi: Është një inskenim shumë i madh – padrejtësi

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar pas arrestimit të kolegut të tij, Noizyt, në aeroportin e Cyrihut, Zvicër, duke shprehur mbështetje dhe keqardhje për reagimet e disa pjesëve të publikut shqiptar.

Përmes një videoje në InstaStory, Stresi ka theksuar se ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si një pjesë e publikut gëzohet për fatkeqësitë e të tjerëve. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet që kanë pasuar ngjarjen, duke e cilësuar këtë një fenomen negativ.

“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Fatkeqësisht në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq,” tha Stresi.

Në vazhdim, ai theksoi bindjen e tij se arrestimi i Noizyt është rezultat i një keqkuptimi të madh dhe të padrejtë.

“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh për sa i përket çfarë i ka ndodhur Zinit… Është një inskenim shumë shumë i madh që iu ka bë në Zvicër, padrejtësi shumë e madhe,” deklaroi ai.

Stresi ka theksuar se ky incident është një tentativë për ta dëmtuar Noizyn në një moment kyç të karrierës së tij, pasi ai sapo kishte publikuar albumin e ri dhe kishte nisur planet për turne dhe koncerte.

Në fund të reagimit, Stresi bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe mbështetje mes njerëzve, duke shtuar se Noizy do të dalë shumë shpejt i pafajshëm dhe triumfues, si gjithmonë.

“Noizy do të dalë shumë shpejt i pafajshëm dhe si gjithmonë triumfues,” përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit