Pas arrestimit të Gjestit, përveç artistëve e kolegëve të artistit që i dolën në mbështetje, edhe Xheneta Fetahu vendosi ta përkrah publikisht.
Në Instastory ka ndarë një postim të labelit Three60, ku shkruhej: “#MEGJESTIN – Darkness Can’t Beat COLOR”.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, dyshja kanë qenë në një lidhje, e cila ishte ndër më të përfolurat e sezonit.
Kujtojmë që Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmedi – Gjestit i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.
Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.










