spot_img
spot_img
Friday, January 9, 2026
spot_img
spot_img

Arrestime nën dyshimet për keqpërdorime në BKS, avokati Koci tregon rastin

Avokati Arianit Koci ka deklaruar se është i kufizuar të flasë për rastin, pavarësisht interesimit të madh të mediave.

Ai ka sqaruar se Byroja Kosovare e Sigurimeve ka kryer një auditim të brendshëm, përmes të cilit janë konstatuar disa dyshime për keqpërdorime financiare.

“Më kanë angazhuar mua si avokat dhe unë e kam vazhduar procedurën, dhe në bazë të atij auditimi e kam përpiluar një kallëzim penal, të cilin e kam dorëzuar në Prokurori”, ka deklaruar Koci.

Ai ka shtuar se nuk mund të japë detaje lidhur me periudhën kohore për të cilën bëhet fjalë, pasi një gjë e tillë mund të dëmtojë procesin hetimor.

“Nuk mund të tregoj për cilat vite bëhet fjalë, sepse mund të dëmtohen hetimet. BKS ka insistuar që ky rast të zbardhet, natyrisht që të dyshuarit i mbron prezumimi i pafajësisë për dëmin që është shkaktuar, i cili edhe është konstatuar në bazë të auditimit të brendshëm”, ka thënë Koci.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit