spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Arratisje spektakolare në Greqi/ Me pranga në duar, i burgosuri turk hidhet nga trageti në det

Një incident ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një i burgosur turk u hodh në det teksa po transportohej me traget nga burgu i Koridhalos drejt Mytilenes.

Sipas burimeve zyrtare, i prangosuri që po ruhej nga katër efektivë policie u ngrit papritur nga vendi ku po flinte, vrapoi dhe u hodh në det, duke i zënë në befasi shoqëruesit e tij. Incidenti ndodhi teksa anija ndodhej në ujërat midis ishujve Chios dhe Oinousses.

Raportohet se një qytetar që ndodhej pranë, hapi derën dhe i mundësoi të burgosurit të arrinte në pjesën e jashtme e të hidhej në det.

I dyshuari ishte arrestuar më 7 korrik 2025 nga autoritetet portuale të Lesvos, i akuzuar për përfshirje në trafikim të paligjshëm të emigrantëve. Ai po dërgohej në Mytilene për të dalë para autoriteteve gjyqësore.

Pas njoftimit të menjëhershëm nga policët, kapiteni i tragetit ndaloi lëvizjen e anijes dhe nisi operacionin e kërkimit. Në zonë u përfshinë mjete të Rojës Bregdetare greke, por deri tani nuk është arritur lokalizimi i të burgosurit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit