Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. Muriq është transferuar te Sassuolo, ku deri më tani ishte i huazuar.
Muriq ishte pjesë e skuadrës angleze, Ipswich Town, që ka vendosur ta pranojë ofertën e Sassuolos për kosovarin. Sassuolo e kishte opsionin për ta blerë kartonin e Aro Muriqit.
27-vjeçari i kishte 32 paraqitje në Serie A për Sassuolon.
Muriq është zhvilluar te Manchester City. Ka luajtur edhe për NAC Breda, Nottingham, Girona, Willem II, Adana Demirspor, Burnley e Ipswich.
Te Sassuolo tregoi formë të lartë për kohë të gjatë, por pësoi rënie në pjesën përfundimtare të kampionatit. Në fund të edicionit kryesisht qëndroi në stol.
Sassuolo përfundoi në vendin e 11-të në Serie A.










