Arnisa, e cila para katër vitesh u bë femra më e votuar në Podujevë si vetëm 18-vjeçare, rikthehet këtë herë si kandidate për një mandat të dytë në Asamblenë Komunale të Podujevës.
Qytetarët atëherë dhanë një mesazh të qartë: duan që rinia të jetë zë i tyre në politikë. Gjatë mandatit të parë, Arnisa fitoi përvojë të çmuar dhe tashmë, me më shumë energji dhe përkushtim, synon të vazhdojë angazhimin e saj politik.
Ajo kandidon me numrin 6 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në përkrahje të kandidatit për kryetar, Ekrem Hyseni.
“Vota që mora ishte nderi dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime. Sot kërkoj sërish besimin e qytetarëve për ta bërë që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin Komunal,” ka deklaruar Arnisa.









