spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Armëpushimi, gjysmë milioni palestinezë janë kthyer deri tani në Gaza

Rreth 500 mijë palestinezë janë kthyer në veri të Gazës që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.

Zëdhënësi i agjencisë, Mahmoud Basal, deklaroi për rrjetin amerikan NBC News se dhjetëra mijëra njerëz vijojnë të lëvizin drejt veriut edhe në orët e fundit – disa në përpjekje për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, të tjerë për të kërkuar të afërmit e vrarë ose të zhdukur.

Basal theksoi se ka mungesa të mëdha në pajisje të rënda dhe mjete strehimi, të domosdoshme për të përballuar fluksin masiv të kthimeve.

Sipas tij, deri në 10 mijë persona dyshohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po përqendrohen në nxjerrjen e trupave.

Ai shtoi se mbi 200 trupa janë gjetur që prej tërheqjes së forcave izraelite, por operacionet po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së makinerive për pastrimin e rrënojave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit