Armend Muja “tradhtohet” nga bashkëvendasit, larg votave që mori në Mitrovicë gjatë zgjedhjeve të kaluara

Gati gjysma e kutive të votimit janë procesuar të kandidatëve për deputetë në Mitrovicën e Jugut nga rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit.

Me 49 nga 100 kuti të votimit të numëruara apo 49 për qind të tyre, Muja radhitet i 12-ti në mesin e kandidatëve më të votuar në Komunën e Mitrovicës.

Muja ka marrë 1,647 vota nga rezultatet e numëruara deri më tani.

Kandidatët e tjerë nga kjo komunë kanë përformuar pak më mirë. Valon Peci, vëllai i Faton Pecit, ka marrë 2,878 vota në këtë komunë, duke u radhitur vetëm pas Albin Kurtit, Glauk Konjufcës e Albulena Haxhiut.

Vota më shumë se Muja kanë marrë edhe Agim Bahtiri (2,424) dhe Arjeta Fejza (2,401).

Muja në zgjedhjet e kaluara parlamentare kishte marrë 6,448 vota në komunën e tij, duke u radhitur i nënti nga më të votuarit nga VV’ja. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit