spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Armë për Ukrainën, arrihet marrëveshja me NATO-n; Trump ultimatum Putinit: Ke 50 ditë kohë për armëpushimin

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar marrëveshjen për ‘pajisjet më të mëdha ushtarake’ për NATO-n dhe Ukrainën, ndërsa theksoi se pajisjet e reja do të prodhohen për NATO-n dhe do të jenë të disponueshme për t’u dërguar më tej në Ukrainë.

“Ne prodhojmë pajisjet më të mira, raketat më të mira, më të mirën nga gjithçka, kombet evropiane e dinë këtë dhe ne arritëm një marrëveshje sot”, tha Trump, teksa priti në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Në vijim ai tha se kombet evropiane e dinë këtë, dhe ne kemi bërë një marrëveshje sot, ku do t’u dërgojmë atyre armë , dhe ata do të paguajnë për to.

“Ne, Shtetet e Bashkuara, nuk do të pranojmë asnjë pagesë, nuk do ta blejmë, por do ta prodhojmë ne dhe ata do të paguajnë”, vijoi Trump.

Presidenti amerikan u pyet se sa larg është i përgatitur të shkojë për të zgjidhur këtë luftë, ndërsa u shpreh “nuk ka amerikanë që po vdesin në të”.

Por ai sugjeron nevojën për t’u përfshirë, pasi thotë se “të kesh një Evropë të fortë është një gjë shumë e mirë”.

Trump thotë se foli me “Gjermaninë dhe me shumicën e vendeve më të mëdha”.

Armë për Ukrainën, arrihet marrëveshja me NATO-n; Trump

“Ata janë vërtet entuziastë për këtë, duan që kjo luftë të mbarojë dhe janë të gatshëm të shkojnë shumë larg”, thotë ai.

Trump u shpreh se flet “shumë” me Putinin, por shtoi “flas shumë me të për ta përfunduar këtë gjë dhe gjithmonë e mbyll telefonin dhe i them, ‘epo, ishte një telefonatë e këndshme’, dhe pastaj raketat hidhen në Kiev ose në ndonjë qytet tjetër. Dhe pasi kjo ndodh tre ose katër herë, thua ti, biseda nuk ka më kuptim. Bisedat e mia me ta janë gjithmonë shumë të këndshme. Dhe pastaj raketat shpërthejnë atë natë. Kur shkoj në shtëpi, i them zonjës së parë, fola me Vladimirin sot, patëm një bisedë të mrekullueshme. Dhe ajo thotë: “Oh, me të vërtetë, një qytet tjetër sapo u godit”.

Presidenti amerikan u shpreh se “nuk dua të them se Putin është vrasës, por është një djalë i fortë”, pasi thotë se “i ka mashtruar” presidentët e mëparshëm të SHBA-së.

Trump thotë se Rusia është “potencialisht një vend kaq i shkëlqyer për të shpenzuar kaq shumë njerëz për luftën dhe paratë”.

Ai thotë se shpreson që Putini do të zgjedhë një “marrëveshje të drejtë”, duke pretenduar se “ai e di se çfarë është një marrëveshje e drejtë”.

Armë për Ukrainën, arrihet marrëveshja me NATO-n; Trump

Gjithashtu Presidenti amerikan u pyet për marrëveshjen tregtare BE-SHBA, ndërsa u përgjigj se “është gjithmonë i gatshëm të flasë”.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për të folur. Jemi të hapur për të folur, përfshirë edhe me Evropën. Në fakt, ata po vijnë. Ata do të donin të flisnin”, tha Trump. Ky i fundit paralajmëroi Putinin se do të përballet me tarifa shumë të ashpra, nëse brenda 50 ditësh nuk arrin marrëveshjen e armëpushimit me Ukrainën.

“Do të prezantojmë tarifa dytësore shumë të ashpra prej 100% nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh”, tha Trump.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Ukraina do të “blejë një numër vërtet të madh pajisjesh ushtarake” për mbrojtjen ajrore dhe raketa për të luftuar kundër Rusisë. Rutte i kërkoi Putinit ta marrë seriozisht paralajmërimin e Trump, që i la një afat prej 50 ditësh për arritjen e armëpushimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit