spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Arkat fiskale, LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës aktgjykimin e Gjykatës Supreme, që shfuqizon një udhëzim administrativ të lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ky udhëzim, i cili kishte të bënte me “Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve përkatës”, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill – një ditë pas miratimit nga Murati, kur ky i fundit tashmë kishte mandat si deputet pas zgjedhjeve të parakohshme.

“Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhej në aktgjykimin e Supremes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit