Ariu shfaqet në Novosellë të Pejës, mbyt dy dele – zhduken gjashtë të tjera

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Novosellë të Pejës, ku disa dele dyshohet se janë sulmuar nga një ari.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Fadil Gashi, cili bëri të ditur se ankuesi i ka gjetur dy prej deleve të ngordhura dhe të dëmtuara.

Sipas tij, katër prej tyre i ka gjetur derisa për gjashtë të tjera nuk e di vendndodhjen e tyre.

“Sot rreth orës 09:30, ankuesi ka deklaruar në stacionin policor se delet në pronësi të tij janë sulmuar nga kafshët e egra. Po dyshohet se nga ariu. Dy prej tyre i ka gjetur të ngordhura, të dëmtuara edhe në organe të brendshme. Katër prej tyre i ka gjetur derisa për gjashtë të tjera nuk e di vendndodhjen e tyre. Nuk po dihet ende vlera e këtij dëmi. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe prokurori. Rasti po hetohet”, tha Gashi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit