spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Arifi kujton Thaçin e të tjerët: Nëse do ishin aktiv në politikë, do kishte dinamika më të forta

Politikani shqiptar, Shqiprim Arifi ka kujtuar fuqinë dhe pushtetin e ish liderëve të Kosovës që tashmë po gjykohen në Hagë.

Sipas tij, nëse ata do të ishin ende aktiv në skenën politike në Kosovë, ekuilibri dhe dinamika politike do të ishin më të forta.

Arifi ka thënë se beson në lirimin e tyre dhe së dielli të do lindë përsëri.


Statusi i plotë:

Një krahasim që nuk është thjesht nostalgji politike, por reflektim mbi udhëheqjen e sotme.

Shpesh thuhet se po të ishin ende aktiv liderët që sot gjenden në Hagë, ekuilibri dhe dinamika politike do të ishin më të forta. Përvoja e tyre e fituar në momente të vështira e vendimtare i jepte jetës politike një gravitet, që sot ndjehet mungesë në themelet e shtetit.


Kosova po përjeton një moment, ku ndarja mes përvojës dhe pushtetit, mes përgjegjësisë dhe idealizmit, është bërë më e qartë se kurrë. Dhe pikërisht në këtë zbrazëti shihet qartë, sa shumë rëndonte prania e atyre figurave në stabilitetin e shtetit.

Por, ne besojmë fuqishëm, se dielli do të lind përsëri!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit