Avokati dhe aktivisti Arianit Koci ka bërë një thirrje publike për një protestë masive dhe të qetë, që do të mbahet më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, nëse deri atëherë nuk konstituohet Kuvendi i ri pas zgjedhjeve të fundit.
“I ka ardhë koha,” shkruan Koci në një postim në rrjete sociale, duke paralajmëruar se nëse dështimi i radhës – i 50-ti me radhë – ndodh, qytetarët duhet të reagojnë përmes protestës paqësore.
Ai ka theksuar se protesta do të ketë vetëm një kërkesë: funksionimi i institucioneve dhe përfundimi i bllokadës politike që ka kapluar vendin.
Koci ka kërkuar përkrahje simbolike përmes rrjeteve sociale: “Nëse nuk i kam të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim, protestën e vazhdoj i vetëm,” shkruan ai.
Ai gjithashtu ka sqaruar se protesta do të njoftohet sipas procedurave ligjore në polici, ndaj i duhet të dijë me kohë nëse qytetarët janë të gatshëm të bashkohen në këtë nismë.
“Qytetaria aktive është e domosdoshme. Kjo çështje na përket të gjithëve,” përfundon Koci.






