Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, sot ka vizituar dy bizneset “Iliria” dhe “Feis com”.
Tahiri tha se gjatë takimeve bisedoi me punëtorët dhe pronarët për sfidat me të cilat përballen dhe për nevojat e tyre.
“Si Kryetar i Mitrovicës, do të ofroj mbështetje të plotë për këto dhe çdo ndërmarrje që krijon punësim dhe zhvillim në qytetin tonë.”, shkroi ai.









